Dy shtetas shqiptar u vunë në pranga nga policia belge, nën dyshimin se drejtonin një rrjet i cili operonte në kontrabandën e emigrantëve. Shqiptarët po tentonin të kalonin disa emigrantë të paligjshëm nga Anglia në Belgjikë, në momentin kur ata u kapën në flagrancë nga Agjencia kombëtare belge e krimit. Sipas mediave lokale, policia kishte marrë informacione se drejt brigjeve belge po vinte një varkë me migrantë të paligjshëm dhe organizuan punën për pritjen e kësaj varke, ku vunë në pranga 2 shqiptarët.