Uniformat blu ka identifikuar autorët e dyshuar ty rasteve të të zjarrvënies, në Konispol dhe Dukat. Policia ka vënë në pranga 25-vjeçarin Romeo Lame, ndërsa ka nisur procedimi penal ndaj 51-vjeçarit, Sulejman Ismaili, të dy banues në Konispol. Sipas hetimeve, 25-vjeçari është larguar nga banesa më datë 27 korrik, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”, dhe rreth orës 23:30, në bashkëpunim me 51-vjeçarin, Sulejman Ismaili ka ndezur zjarr në një sipërfaqe kullote, në fshatin Janjar, Konispol, ku si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur rreth 8 hektarë me barishte dhe shkurre.