Një shtetas është arrestuar nga policia e Vlorës për armëmbajtje pa leje. 42-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 2 prill 2023, i ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg, për veprën penale mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.