Top News/ Arrestohen 40 shoferë/ U kapën të dehur, gjobiten 21 mijë të tjerë
27/07/2024 17:39

Më shumë se 21 mijë gjoba janë vënë brenda javës nga Policia Rrugore. Në bilancin e publikuar mësohet se janë arrestuar 40 shoferë, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa leje drejtimi. Sakaq janë pezulluar 156 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt. Kryesisht masat administrative ndëshkuese janë vënë për shpejtësi tej normave të lejuara, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për mospërdorim të rripit të sigurimit, për parakalime të gabuara, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, për manovra të rrezikshme në rrugë dhe për shkelje të tjera të qarkullimit rrugor. Nisur nga fluksi shumë i lartë i automjeteve drejt zonave bregdetare dhe turistike, janë shtuar patrullat e lëvizshme, duke përdorur mjete inteligjente, radarë automatikë dhe dronë të cilësisë së lartë. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor, për përdorim të rrugëve alternative, për qëndrim në radhë kur ka ngadalësim të lëvizjes së automjeteve në raste fluksi, t’u japin përparësi këmbësorëve dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në qendrat urbane dhe akset nacionale.

Top Channel/ Festivali i gazetarisë, eventi bën bashkë profesionistë të medias
31/03 15:32
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj drejtësisë! KLGJ e Prokuroria rrëzojnë “Homeland Justice”
31/03 15:26
Top Channel/ Sot afati i fundit për DIVA, gjobë për ata që nuk e plotësojnë
31/03 15:21
Top News – S’ka analiza në QSUT pas datës 20. PD thëret në interpelancë ministren e Shëndetësisë
31/03 15:08
Top News-‘Rama do të kthejë Komitetet Ekzekutive’ / Berisha për ‘Territorialen’: Ne ecim me Europën
31/03 14:51
Top News – ‘Territorialja’, Berisha propozon: Të rikthehen komunat aty ku jetojnë 1300 banorë
31/03 14:42
Top News – PD tryezë për Reformën Territoriale. Berisha: Antireforma e Ramës spastroi vendin
31/03 14:39
Top News – Reforma Territoriale, Berisha: Rama ndoqi sipas platformës së Çubrilloviçit
31/03 14:39
Top News – Kandidat për Bashkinë e Tiranës. Braçe: Mora mbështetje, do t’i shkoj deri në fund
31/03 14:30
Top News – ‘Të ndalim shkretimin e fshatrave’. Propozimi i PD për ‘Territorialen’ rikthen komunat
31/03 14:30
Top News – Debatet në PS, reagon Spiropali/’Bindja s’është virtyt! Modeli i arrogancës po zgjerohet’
31/03 14:01
Top News – Rama mbledh kryebashkiakët. Kreu i qeverisë nis turin ‘Punët për Shqipërinë’
31/03 13:48
Top News – Tërhoqi mbi 1 mld nga tregu, politika agresive e BSh në 2025 nuk frenoi rënien e euros
31/03 13:41
Top Channel/ Aksident në rrugën Transballkanike, makina përplas 57-vjecaren në vijat e bardha
31/03 13:29
Top News – Braçe: Do kandidoj për Tiranën, mundësi për të zhvilluar qytetin
31/03 12:58
Top Channel/ Nis rehabilitimi i një nga kanaleve kryesore kulluese në Vlorë
31/03 12:53
Top Channel/ Ilir Beqaj kërkon të lirohet/ Shqyrtohet kërkesa për të lënë qelinë e paraburgimit
31/03 12:50
Top Channel/ Pezullohet kreu i IMT Tiranë/ Dyshime për abuzim me leje ndërtimi, gjykata e pezullon
31/03 12:49
Top Channel/ “Shqipëria Live” në Kosovë/ Top Channel do të transmetojë zhvillimet për ndeshjen
31/03 12:46
Top Channel/ Hita merr drejtimin e Policisë/ Lamallari: Forconi luftën ndaj paligjshmërisë
31/03 12:08