Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar me kontrollet e shtuara në rrugët e kryeqytetit për ndëshkimin e shoferëve të cilët shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Në javën që lamë pas, 21 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.