Policia e Beratit ka arrestuar 2 shtetas për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike". Bëhet fjalë për Elis Bektashi 40 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i Mjedisit dhe Pyjeve pranë IKMT Berat, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprave penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Korrupsioni pasiv i personave që kryejnë funksione publike; dhe Alban Dylgjeri, 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i Mjedisit dhe Pyjeve pranë IKMT Berat, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale "Shpërdorimi i detyrës".