Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona për vjedhje si edhe për aktivitetin e paligjshëm të vendosjes së basteve. Të arrestuarit janë identifikuar si Shuajb Gërxhalliu, 29 vjeç dhe Aljon Çezma, 40 vjeç, të dy banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë, në një biznes në rrugën "Teodor Keko".