Mbi 8 mijë shoferë janë ndëshkuar nga policia rrugore e Elbasanit gjatë muajit gusht. Si rezultat i kontolleve të policisë në akset rrugore janë arrestuar 17 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 9 të tjerë, për veprat penale drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt dhe shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.