Arrestimi i drejtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, ka përplasur pushtetin dhe opozitën në seancën e Kuvendit të Kosovës, pasi u vu në pranga për përfshirjen ne afera korruptive. Deputetë nga opozita kanë kërkuar nga zyrtarë të Qeverisë që të japin më tepër informacione për arrestimin e tij, pasi, sipas tyre, Nagip Krasniqi ka qenë zyrtar i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje.