Arrestimi i një drejtori shkolle që funksiononte në mënyrë të paligjshme në Kosovë me sistemin serb, ka marrë vëmendjen e Bashkimit Europian. Duke iu përgjigjur një gazetareje serbe, zëdhënësi I BE, Peter Stano, shprehet se çështjet e arsimit dhe ato të shëndetësisë për veriun e Kosovës, duhet të adresohen vetëm në tryezën e dialogut.