Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në GJKKO kërkesën për ashpërsimin e masës së sigurisë për Sali Berishën. Kërkesa ka mbërritur në gjykatë paraditen e së premtes, 24 orë pasi Kuvendi i hoqi Berishës imunitetin e deputetit. Prokurorët kërkojnë nga gjykata që të caktojë masën e sigurisë arrest shtëpie për ish-Kryeministrin, i akuzuar për korrupsion në dosjen e privatizimit të kompleksit sportive Partizani.