Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për avokatin, i cili akuzohet se ka përvetësuar rreth 20 milionë lekë përmes mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve. Vendimi u mor pas kërkesës së Prokurorisë së Vlorës, e cila kishte kërkuar masën më të rëndë të “arrestit në burg” për avokatin, i dyshuar për tre vepra penale “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Nga hetimet e zhvilluara rezulton se avokati me iniciale D. M. ka mashtruar dhe përvetësuar 19.2 milionë lekë nga dy shtetas duke shpërdoruar besimin e tyre dhe përfituar në mënyrë të paligjshme shumën e konsiderueshme të parave.