Naim Murseli, i cili porositi vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj do të qëndrojë në qelitë e paraburgimit për një muaj, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla. Gjykata Themelore në Prishtinë zhvilloi seancën dëgjimore, ku mori në shqyrtim kërkesën e organit të akuzës për caktimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale kundër të pandehurit Naim Murseli i dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëpunim”, Granit Plava për veprën “Vrasje e rëndë dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe i pandehuri Kushtrim Kokalla për veprën penale marrëveshja për të kryer veprën penale vrasje e rëndë