Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për 61 vjecarin Stephan Morgenstem, shtetasin gjerman nën akuzën se krijoi skema piramidale në nivele ndërkombëtare. Mbrojtja e Morgenstem Maks Haxhia kërkoi lirimin e 61 vjecarit nga burgu, me argumentin se Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi me Korenë e Jugut. 61 vjecari u arrestua në afërsi të aeroportit Nënë Tereza në Rinas, teksa ishte duke pritur bashkëshorten që po vinte nga Dubai në Tiranë.