Nga vrasja tek trafiku i drogës, nga grabitjet në vila tek dhuna seksuale, nga prostitucioni tek rrëmbimet e personave dhe arratisjet spektakolare nga burgjet; janë këto krimet, për të cilat Ilir Paja, i ashtuquajturi “Ufo” është dënuar nga drejtësia italiane. Ilir Paja ishte person në kërkim ndërkombëtar, sepse ndaj tij është dhënë dënimi për një vrasje të kryer në Gjermani. Ndonëse ai u arrestua në Itali, pas disa muajsh dënim, në qershorit 2006, ai ka mundur të arratiset nga paraburgimi i Perugia-s, duke përdorur çarçafët si litar, deri në arrestimin e tij të dytë, më 4 shtator 2006. Shqiptari ishte burgosur prej 5 muajsh në pritje të ekstradimit nga Gjermania, ku akuzohej për vrasjen e një shqiptari tjetër në Duisburg.