Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar vendimin e gjykatës së Elbasanit për pezullim nga detyra të tre efektivëve të policisë, që sipas hetimit të prokurorisë janë përgjegjës për arratisjen nga komisariati i policisë së Elbasanit të dy të arrestuarve. Ngjarja ka ndodhur dy javë më parë, kur dy personat e arrestuar për vjedhje pasi kanë zbritur nga automjeti i Policisë me qëllim kryerjen e procedurave për transferim në qelinë e burgut, janë larguar me vrap.