Autoritetet italiane kanë zbardhur identitetin e shqiptarit të arratisur nga burgu i teramos në mesnatën mes të dielës dhe të hënës, ngjarje kjo që ka ngritur në këmbë policinë. Bëhet fjalë për 40-vjeçarin shqiptar, Roland Dedja, me origjinë nga Durrësi, i cili u arratis nga vendi ku kryente dënimin në mënyrë spektakolare.