Të tjera detaje janë zbardhur nga kontrollet e forcave Renea në zonën e Saukut, ku kërkohej Eljon Hato, miku i Ervis Martinaj. Tentativa për të kapur Haton dështoi, por policia poshtë një pallati në Sauk, gjeti një makinë të blinduar brenda së cilës u gjetën 2 armë zjarri (një pistoletë dhe një automatik), me krehra dhe sasi municioni luftarak, si dhe një bllokues valësh.