Dy të dënuar shqiptarë janë arratisur nga burgjet greke. Sipas autoriteteve, bëhet fjalë për dy persona të moshës 41 vjeç. Ata po vuanin dënimin me 20 vite burg për akuzat e vrasjes, grabitjes dhe shkatërrimit të pronës me zjarr në burgun e Kasavetias. Sipas mediave greke, rojet e burgut gjatë kontrolleve rutinë mbrëmjen e së enjtes kanë vënë re se ata nuk ndodheshin në qeli.