Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, se ka lajmëruar Arben Ahmetajn për arrestimin e tij para se të dorëzonte në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit. Në një deklaratë për mediet, Berisha thekson se “Sipas dokumenteve zyrtare, Arben Ahmetaj u arratis disa orë përpara se prokuroria do të kërkonte në parlament lejen për arrestimin e tij”.