27 kilogramë kanabis, armë zjarri dhe kokainë janë kapur nga sektori i Narkotikëve në Policinë e Tiranës. Nga operacioni “Aroma” i kryer të mërkurën në mbrëmje në Unazën e Re janë arrestuar 3 persona, të cilët ishin prej kohësh nën vëzhgim nga sektori anti-drogë. 2 prej tyre kishin përshtatur banesën për të kultivuar kanabis, ndërsa i treti ruante këtë banesë.