Ligji për investitorët strategjikë u shqyrtua nga deputetët e komisionit të ekonmisë. Socialisti Eduard Shalsi, njëherësh edhe nismëtari i ndryshimeve në këtë ligj, u shpreh se ishte e nevojshme shtyrja e afatit të ligjit si një mundësi për të garantuar vijueshmërinë e procesit dhe trajtimin e kërkesave të ardhura nga investitorët.