Mes Izraelit dhe Hamasit po zhvillohen negoviata për një armëpushim javor, për të lejuar lirimin e pengjeve që mbahen në Gaza nga grupi militant në këmbim që Izraeli të lirojë qindra të burgosur palestinezë. Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga presidenti amerikan Joe Biden, i cili tha të hënën se shpreson se një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit, që do të ndalonte armiqësitë dhe do të lejonte lirimin e pengjeve të mbetur në fillim të javës që vjen. Pauza e propozuar gjashtë javore e luftimeve do të përfshijë gjithashtu lejimin e qindra kamionëve për të shpërndarë ndihmat e nevojshme në Gaza.