Një 61-vjeçar është arrestuar nga policia në Vlorë pasi u zbulua se ai mbante armë pa leje në banesën e tij. Gjatë një operacioni të quajtur "Strike 4" nga shërbimet e Policisë në Vlorë, në shtëpinë e banuesit me emrin V. A., në lagjen “Bashkimi”, u gjet një pistoletë, municion luftarak dhe një thikë.