Blutë e Sarandës kanë vënë në pranga dy persona në kuadër të operacioneve “Strike 11” dhe “Strike 12 për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Gjatë operacionit “Strike 11”, në Sarandë, u arrestua në flagrancë 35 vjeçari Albion Selfo, me precedent kriminal në fushën e narkotikëve.