19 vjeçari, Halit Kalanxhi është vënë në prangat e policisë pasi mbante armë pa leje. Gjatë kontrolleve të ushtruara ndaj 19-vjeçarit, i cili u lokalizua dhe u ndalua në fshatin Llëngë, iu gjetën në çantë, një armë zjarri pistoletë, 3 kapsolla detonatore, si dhe krehër dhe fishekë për pistoletën, ndërsa me vete iu gjet një armë gjahu.