Instituti për studimet e luftës pretendon se njësitë e këmbësorisë ruse kanë konfirmuar se po përdorin armë të ndaluara kimike në fshatin Krynki, rreth 30 km në verilindje të Khersonit. Sipas institutit, brigada 810 e këmbësorisë ruse ka konfirmuar në telegram se qëllimisht ka përdorur armët kimike kundër forcave ukrainase, një shkelje kjo e drejtpërdrejtë e konventës për armët kimike, që vetë rusia e ka nënshkruar. Njësia e marinës, ka detajuar ndryshimin radikal të taktikave të saj duke konfirmuar se po lëshon granata K-51 nga dronët mbi pozicionet ukrainase.