5 persona, mes tyre një efektive policie e burgjeve Denisa Halilaj 22 vjeçe kanë rënë në prangat e Policisë në zonën e Freskut, pasi po transportonin armë nga Shkodra në Tiranë. Grupi u arrestuan nga policia e Tiranës në një parking në Rrugën e Rinasit nën akuzën e trafikut të armëve pasi në automjetet me të cilat qarkullonin, u gjetën 9 armë zjarri (4 kallashnikovë, 5 pushkë) si dhe municion luftarak të fshehura në valixhe.