Greqia do të furnizojë Ukrainën me një sërë mjetesh luftarake duke e bërë të qartë kështu aleancën e saj me Kievin kundër Rusisë. Lajmi u konfirmua nga ministrat e jashtëm të Greqisë dhe të Ukrainës, nëpërmjet një adresimi për media nga Kievi, por lloji dhe sasia e armatimeve që Athina do të cojë në Ukrainë nuk është bërë ende e ditur. Dendias theksoi gjatë takimit me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba mbështetjen e fortë të Greqisë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.