Ministri në detyrë I Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, I ka bërë sërish thirrje kryetarit të partisë “Demokracia serbe”, Aleksandar Arsenijeviç, që të dorëzohet, të cilit iu gjetën një sasi aramatimi në banesën e tij, gjatë bastisjes në Zveçan. Sveçla u shpreh, se faktet e gjetura gjatë operacionit të Policisë, tregojnë se Aleksandar Arsenijeviç, është i përfshirë në aktivitete kriminale terroriste dhe për këtë arsye duhet që sa më parë t’i përgjigjet drejtësisë.