Koreja e Jugut tha të enjten se do të fillojë vendosjen e sistemeve të armëve lazer të dizajnuara për të interceptuar dronët e Koresë së Veriut, që kanë shkaktuar shqetësime për sigurinë në Jug vitet e fundit. Seuli tha se do të vendosë në përdorim të paktën një sistem armësh lazer anti-ajror të quajtur "Block-I" deri në fund të këtij viti dhe më shumë të tjerë në vitet e ardhshme. Sipas Seulit, sistemi "Block-I" është i aftë të kryejë sulme precize ndaj dronëve që afrohen. Sistemi, i zhvilluar nga një kompani vendase, kushton vetëm 2,000 ëon ose rreth 1.50 dollarë amerikanë për goditje.