Top News – Armë, granata e tritol/ Durrës, kapen në momentin e shitjes
30/11/2020 10:48

Informacionet në rrugë operative e kanë çuar Policinë në drejtimin e duhur. Hetimet e kryera nga Policia e Durrësit cuan në kryerjen e një operacioni të koduar Mikalimi, nga i cili janë sekuestruar armë zjarri, kallëpe tritoli, granata offensive dhe fitila ndezës. Ndërhyrja e Policisë bëri të mundur arrestimin e poseduesit të këtij arsenali, që do i shiste te grupet kriminale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Policisë së Durrësit, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që lëvizin me armë zjarri ose sende të kundraligjshëm dhe rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, në bazë të informacioneve të siguruara nga seksioni për Hetimin e Krimeve, organizuan punën dhe finalizuan me sukses këtë operacion. Shërbimet e Policisë, në vëndin e quajtur "Mbikalimi i hekurit", në Sukth, Durrës, kanë ndaluar shtetasin N. K., dhe gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 16 kallëpe tritol dhe 10 kapsolla detonatore të cilat ky shtetas do i shiste kundrejt fitimit. Kontrollet kanë vijuar në shtëpinë e tij në Kukës, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri, disa kallëpe tritoli, 20 granata ofensive dhe 20 ndezësa. Në bashkëpunim me Prokurorinë , Strukturat hetimore të DVP Durrës, po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari.

Top Channel/ Pengmarrja e shqiptarit nga Kosova/ Dalin pamjet, autorët duke drekuar me 39-vjeçarin
13/12 14:33
Top Channel/ Kush është 49-vjeçari që dhunoi me çekiç të riun në Fresk, porosinë e dhanë tiktokerat
13/12 13:43
Top Channel/ Aksidenti i rëndë në Kosovë, mes viktimave, ekspertja e ekonomisë Elisabeta Katiaj
13/12 13:43
Top Channel/ Zjarri dëmtoi burimin e jetesës, në Delvinë shumë familje mbledhin bimë medicinale
13/12 12:28
Top Channel/ “Gjel grek” për festa, importi ul çmimet dhe dëmton fermerët në zonën e Lushnjës
13/12 12:27
Top Channel/ “Trimat” me thikë, modeli i të fortit në shoqëri që shtyn adoleshentët drejt dhunës
13/12 12:26
Top Channel/ Vrasja e Ardian Nikulajt, ja pse dështoi lirimi i Edmond Haxhisë dhe 4 britanikëve
13/12 12:23
Top Channel/ Veliaj bën padi të re në Kushtetuese: Të shpejtohet vendimi për daljen nga burgu
13/12 12:02
Top News- I dënuar më parë për drogë/ 34- vjeçari kapet sërish duke shitur kanabis në Korçë
13/12 11:31
Top News- Prositucion tek ‘Shkëmbi i Kavajës’/ Vihen në pranga dy 26-vjeçare nga Kolumbia
13/12 11:16
Top Channel/“Strehë” prostitucioni në Shkëmbin e Kavajës, arrestohet tutori dhe 2 vajza nga Kolumbia
13/12 11:16
Top News – Mes të miturve edhe të rritur. Sherri në Shkodër, dy në pranga e pesë të proceduar
13/12 10:32
Top Channel/ Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë
13/12 10:27
Top News- Plagosje, vjedhje dhe dhunë në familje/ Tiranë, arrestohen katër persona të dënuar me burg
13/12 10:09
Top Channel/ Rikthimi i Ballukut në detyrë, vendimi botohet me urgjencë në fletoren zyrtare
13/12 09:18
Top Channel/ Greqi: fëmijë me gjen kancerogjen; dhurues danez i sëmurë, një mitur vdes, një kritik
12/12 23:10
Top Channel/ Tension në protestën e Lapajt: Policia i kërkon të heqë tendën para kryeministrisë
12/12 23:07
Top Channel/ Berisha, thirrje për protestë! Kreu PD komenton vendimin për Ballukun, kërkon falje…
12/12 22:51
Top Channel/ “Më kanë bërë katër atentate doktor”, demokrati: Kemi një kafe të krimit në Elbasan
12/12 21:57
Top Channel/ “Ne bëjmë edhe gabime”, Berisha kërkon falje për firmat e demokratëve për Shabanin
12/12 21:35
BILETA Portokalli - Bileta