Policia e Kosovës në veri të vendit ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘posedim të paautorizuar të armëve dhe narkotikëve’. Të dyshuarve serbë iu gjetën armë, flamuj e emblema nacionaliste. Në raportin e Policisë, thuhet se dy personat ishin duke qarkulluar me një automjet me targa të Sllovenisë.