Top News/ Armë e uniforma ushtarake në veri / Policia e Kosovës: Lidhje me rastin e Banjskës
21/11/2024 13:41

Policia e Kosovës gjatë dy ditëve të shkuara me aksione të ndryshme në veri të Kosovës në komunën e Zubin Potokut dhe atë të Zveçanit, ka gjetur sasi të konsiderueshme armatimi dhe pajisje tjera ushtarake. Policia njoftoi, se aksioni u zhvillua për të dyshuarin e identifikuar me iniciale S.M, që po kërkohet lidhur me një laborator droge. Por në vendin ku dyshohej se gjendej ai, u gjetën armatime. Ky rast sipas policisë ka të bëjë "me një person me interes, që dyshohet të jetë i lidhur me rastin Banjska”, rast ky i shtatorit të vitit të shkuar ku nga grupe serbësh të armatosur u vra një polic i Kosovës. "I dyshuari nuk u gjet në vendin ku dyshohej se mund të ishte, por në pronën e tij në mal, janë gjetur uniforma dhe pajisje tjera ushtarake, pjesë të pushkëve të gjata, jelekë taktikë, maska gazi, një tytë pistolete, pranga dhe 1.471 fishekë të kalibrave të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e policisë. Në veri të Kosovës muajve të fundit policia kanë njoftuar për gjetjen dhe shkatërrimin edhe të disa laboratorëve të drogës si edhe për shumë armatime në vendndodhje të ndryshme. Ministri i Punëve të Bredshme, Xhelal Sveçla, në një reagim të tij, tha se armët që po gjenden në veri "nuk janë thjesht mbetje të bandave kriminale e terroriste, por edhe vendstrehim i armëve për planifikimet e tyre të errëta". "Si Qeveri e Republikës së Kosovës bashkë me Policinë e Kosovës dhe të gjitha institucionet tjera jemi të përcaktuar qartë që rendi juridik e kushtetues, sovraniteti e integriteti, rendi dhe ligji, liria, barazia e drejtësia do të mbizotërojnë gjithandej shtetit tonë", shkroi Sveçla në Facebook, duke shfaqur edhe foto dhe video gjatë aksionit të policisë.

Berisha ikën nga PD, zbulohen rivalet e tij/ Plas debati, avokatët nxjerrin emrat për kreun e PD
19/03 22:22
Gjesti del nga burgu, reagon Gimbo/ Ja çfarë ndodhi me ish fituesin e BBV
19/03 20:28
Flet Gjesti direkt pas daljes nga burgu/ Ja e vërteta ime, këngët e mia do i gjeni dhe në…
19/03 20:27
Miri dhe Selin bashkohen përsëri bashkë?/ Gazetari dhe Ish fituesi i BB, debat në Breaking
19/03 20:23
Selin përplasje të ashpra me Mirin pas daljes së Gimbos/ Ish banorët: Ja çfarë kemi parë
19/03 20:21
Marrëdhënia Brikena-Mateo të vërtet apo gënjeshtër?/ Plas debate në Breaking mes ish banorëve
19/03 20:21
“Brikena dhe Mateo janë për lojë”/ Del e vërteta, ja detaje që i nxjerrin zbuluar
19/03 20:20
Situata politike në Kosovë e tensionuar?/ Eksperti i sigurisë ngre alarmin
19/03 20:09
Ushtria serbe stërvitje me helikopterë pak metra larg kufirit me Kosovën/ Dalin detaje
19/03 20:08
Serbia sulmon Kosovën, Kurti në alarm?/ Provokime të hapura, eksperti e plas në Breaking
19/03 20:08
Krimi kibernetikë, ja ku radhitet Shqipëria/ Pas sulmeve të Iranit, merren masa të forta
19/03 19:39
Lufta prek Shqipërinë!/ Shkon në stratosferë çmimi i naftës, ekspertët: Urgjente!
19/03 19:38
Ilir Meta dhe Kryemadhi për gjykim/ Cakrani nxjerr sekretet, ja e vërteta e dosjes
19/03 19:17
Përveç naftës do rritet dhe çmimi i energjisë?/ Eksperti: Ka rrezik nga lufta
19/03 19:15
Skandal me rritjen e çmimit të naftës/ Eksperti i ekonomisë ngre alarmin
19/03 19:15
Arrestohet vëllai i Muçi Shaljanit të vrarë në atentatin në Rinas/ Zbardhen konfliktet familjare
19/03 19:14
Flet avokati i Metës pas përplasjes me Kryemadhin/ Ja çfarë po ndodhë me dosjen në SPAK
19/03 18:40
Endri Shabani humb titullin si avokati i popullit?/ Avokatët: Ja çfarë do ndodhë me të
19/03 18:40
Berisha uzurpon partinë edhe në zgjedhje?/ Zbulohen prapaskenat e zgjedhjeve në PD
19/03 18:39
Lajmi i fundit!/ 400 bimë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, ja detajet
19/03 18:21
DIGITALB DIGITALB