Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga policia kufitare në Morinë, pasi u kap me armë zjarri. Sipas policisë, arma ishte e fshehur në një automjet tip “BMW”, i cili rezultoi i vjedhur në Gjermani. Po ashtu, është prangosur edhe personi, për të cilin dyshohet se ishin kryer këto veprimtari kriminale. Të ndaluarit janë identifikuar si Muhamet Pira, 38 vjeç, dhe Halit Asllani, 34 vjeç, të dy banues në Prishtinë. Ndërkohë janë sekuestruar arma e zjarrit me municion luftarak, makina, si dhe automjeti bashkë me rimorkion, me të cilin transportohej ‘BMW’. Ndërsa vijojnë hetimet me qëllim zbardhjen e plotë të kërij rasti si dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë.