Një kontroll policie në rrethrrotullimin e bypass-it të Vlorës çoi në pranga një 25-vjeçar që lëvizte me armë zjarri dhe drogë me vete, si edhe pasagjerin që ndodhej në makinë me të për moskallëzim krimi. Automjeti me të cilin po udhëtonte 25-vjeçari Florjan Hoxhaj u ndalua në rrethrrotullimin e bypass-it në fshatin Babicë e Madhe. Ai ishte në timon ndërsa në makinë ndodhej edhe bashkëmoshatari i tij, Divjen Aliaj.