‘Edi Rama të lejojë Fredi Belerin të bëjë betimin si kryetar i zgjedhur’. Ishte kjo thirrja e avokatëve grekë në Tiranë, pas vendimit të gjyqësorit për të lënë në masën ‘arrest me burg’ të zgjedhurin e Himarës, Fredi Beleri për shit blerje votash. Përfaqësuesit e dhomës së avokatisë greke pretendojnë se janë shkelur tre nene të konventës europiane për të drejtat e njeriut, si dhe nuk është ndjekur parimi i propocionalitetit.