Një ditë pas arrestimit të Horgito Peqinit, Policia e Elbasanit ka sekuestruar dhe armën e krimit pistoletë, me të cilën i riu vrau Madrit Ulqinakun. Tashmë ngjarja është zbardhur plotësisht, ku veç autorit kryesor në pranga janë dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët gjykata u ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg. Pas marrjes në pyetje të Ejdin Dinos, u konfirmua se personi që qëlloi me pistoletë drejt Ulqinakut ishte 18-vjecari Peqini.