Edhe këtë sezon veror, në Forumin Bizantin ka nisur ekspedita e Institutit të Arkeologjisë për të zbuluar më tej të fshehtat e nëntokës së Durrësit antik. Sipas arkeologëve të përfshirë në këtë ekspeditë arkeologjike, gërmimet janë vazhdimësi e ekspeditave të mëparshme për të hedhur dritë mbi shtresëzimin urban të kësaj zone në faza të ndryshme të historisë.