Situatë e rënduar nga rreshjet e dendura të shiut në fshatin Sheqeras. Mësohet se fshati ka rrezik për tu përmbytur pasi rrezikohet të çahet argjinatura e lumit dytësor që vjen nga fshatrat Orman dhe Pojan. Prurjet e shumta të ujit kanë sjellë një problematikë të madhe për banorët e fshatit.