Pas vendimit të GJKKO që caktoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish kryeministrin Sali Berisha, mbështetësit e ktij të fundit u mblodhën sot poshtë banesës së Berishës. Të pranishëm ishin deputetët Luçiano Boçi, Luan Baçi,Gent Strazimiri, Klevis Baliu, Belind Këlliçi, Bardh Spahiu, si dhe vajza e tij Argita Maltezi, e cila duke iu drejtuar demokratëve tha për mediat se kjo është beteja që ata do ta fitojnë .