Një nga krerët e Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit, Marko Parezanoviç, është shkarkuar bëjnë me dije mediat serbe. Sipas tyre, ish-kreu i qendrës BIA në Novi Sad, Nikola Vasiljević, është emëruar si operativi i parë i BIA-s, ndërsa Parezanović është emëruar si këshilltar i drejtorit të BIA-s. Mediat vendase bëjnë me dije se priten ndryshime të tjera në personelin e BIA-s, deri në fund të vitit.