Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është infektuar me Covid. Mësohet se Ardi Veliu është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe po merr mjekim në shtëpi. Ndërkohë, deri në shërimin e Veliut në krye të Policisë së Shtetit është komanduar zv. Drejtori i Përgjithshëm, Albert Dervishi. Ky i fundit do të qëndrojë përkohësisht në detyrën e tij, deri në momentin që Veliu të rikuperohet. Kujtojmë se shumë punonjës policie në rang vendi janë infektuar me Covid që nga fillimi i pandemisë. E ndersa mengjesit e sotem nje lajmi keq erdhi nga radhes e policise. Një agjent anti-droge ka ndërruar jetë pas infektimit me Covid-19. Lajmi është bërë me dije sot, pak momente pasi agjenti ka humbur betejën me koronavirusin.