Top News -Arabia Saudite shpërblim 133 mijë USD/Familjet e stafit mjekësor që humbi jetën në pandemi
09/08/2021 20:33

Arabia Saudite ka nisur të ndajë nga 133,000 dollarë për familjet e stafit shëndetësor që ka vdekur duke luftuar pandeminë e koronavirusit, ka raportuar media shtetërore. Sipas vendimit të qeverisë bëhet e ditur se këto shuma parash do të ndahen për familjet e të punësuarve në sektorin shëndetësor, qoftë në atë publik, privat, civil, ushtarak, saudit, apo josaudit brenda Arabisë Saudite. Agjencia shtetërore e lajmeve SPA, ka thënë se stafi shëndetësor “ka dhënë jetën në luftën kundër pandemisë, për të ruajtur shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve dhe banorëve të Mbretërisë Saudite”. Ky shtet ka raportuar 8,320 viktima me koronavirus, mirëpo Ministria e Shëndetësisë nuk ka bërë publike shifrat e viktimave në mesin e punëtorëve shëndetësorë. Arabia Saudite, me popullsi prej 30 milionë banorëve, ka thënë se ka dhënë rreth 30 milionë doza të vaksinave dhe aktualisht është duke raportuar më pak se 1,000 raste të të infektuarve në ditë. Prej shpërthimit të pandemisë, ky vend ka regjistruar rreth 533,000 raste me koronavirus. Vdekja e parë është regjistruar më 2 mars të vitit 2020.

Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55