Arabia Saudite i ka kërkuar SHBA-së të shtojë sulmet ndaj Iranit, ka konfirmuar një burim inteligjence saudite, ndërsa po shqyrton një vendim nëse do t'i bashkohet drejtpërdrejt luftës. Burimi saudit konfirmoi raportimin në Neë York Times që thoshte se udhëheqësi de facto i mbretërisë, Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, i ka kërkuar Donald Trump të mos e ndërpresë luftën e tij kundër Iranit dhe se fushata SHBA-Izrael përfaqësonte një "mundësi historike" për të rindërtuar Lindjen e Mesme. Burimi i inteligjencës tha se Riadi nuk po bënte thirrje vetëm për vazhdimin e fushatës ushtarake, por edhe për intensifikimin e saj. Trump u duk se konfirmoi raportin në lidhje me rolin e princit të kurorës, duke u thënë gazetarëve të martën: "Po, ai është një luftëtar. Ai po lufton me ne." Deri më tani nuk ka raportime për përfshirje aktive të ushtrisë saudite në luftën gati katër-javore, por një analist politik saudit tha se mbretëria ka të ngjarë të ndërmarrë këtë hap nëse përpjekjet e paqes të udhëhequra nga Pakistani dështojnë.