Top News – Apokalips bore dhe ere / ‘Ngrin’ SHBA, stuhi të rrezikshme dimri
24/02/2023 11:55

Një stuhi dimërore me borë dhe erëra të forta goditit Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga bregu në breg, paralizoi rrugët dhe errësoi rreth 1 milion shtëpi dhe biznese. Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi për një "stuhi të ftohtë dhe të rrezikshme dimri" deri të shtunën. Deri në 1.5 metra borë mund të bjerë në disa male pranë Los Anxhelosit, duke përbërë një rrezik për ortekët. Si pasojë e stuhisë u mbyllën autostradat ndërshtetërore nga Arizona në Uajoming, shoferët u bllokuan në makina dhe pati ndërprerje të energjisë elektrike për qindra mijëra qytetarë dhe familje. Stuhia e rëndë në veri të SHBA-së, mbylli shkollat, zyrat, dhe gjithë legjislaturën e Minesotës. Sipas shërbimit të gjurmimit FlightAëare, për shkak të motit më shumë se 1,600 fluturime u anuluan në gjithë vendin. Mbi 5,000 fluturime të tjera u vonuan. Në Uajoming, ekipet e shpëtimit u përpoqën të arrinin te njerëzit e bllokuar në automjete, por erërat e forta dhe bora krijuan një "situatë pothuajse të pamundur" për ta, tha Jeremy Beck, shef i patrullës së autostradës së Uajoming. Erërat e fuqishme ishin problemi më i madh në Kaliforni, duke rrëzuar pemë dhe duke shkatërruar linja elektrike. Deri të mërkurën në mbrëmje u raportua se më shumë se 65,000 familje në këtë shtet ishin pa energji elektrike. Për herë të parë që nga viti 1989, një paralajmërim për stuhi u lëshua për malet e Los Anxheles, Ventura dhe Santa Barbara. Më shumë se 8,000 persona mbetën pa energji elektrike në Arizona. Në veri të SHBA-së, një rajon i mësuar me stuhi të tilla, temperaturat mund të bien deri në minus 32 gradë Celsius. Raportohet se më shumë se 192,000 qytetarë osë familje në Miçigan dhe gati 89,000 në Illinois ishin pa energji elektrike të mërkurën në mbrëmje.

Top News – Trump del garant. Izraeli nuk do përdorë armët bërthamore ndaj Iranit
16/03 23:00
Top News – 75 mijë trupa kundër karteleve. Ekuadori nxjerr ushtrinë kundër bandave të drogës
16/03 22:00
Top News – Sistem antidron britanik kundër Iranit. Londra mendon testimin në Lindjen e Mesme
16/03 21:00
Top News- 400 mln fuçi nafte nga rezervat. IEA gati të ndërhyjë, Irani: Hormuzi, mbyllur për armiqtë
16/03 20:00
Top News – Britania nuk bashkohet në luftë / Starmer: Hapja e Ngushticës së Hormuzit s’është e lehtë
16/03 15:27
Top News – Tregoni vuajtjet e luftës…! Papa, thirrje mediave: Mos amplifikoni propagandën
16/03 15:18
Top Channel/ Ozempic shkëput kockat? Studimi: Ilacat GLP-1, ndikim edhe tek nyjet!
16/03 15:02
Top Channel/ Njerëzit e vështirë ju plakin, studimi: Trupi, plakje shtesë biologjike cdo vit!
16/03 15:01
Top News – Lideri suprem mbahet në jetë nga makina / U gjymtua në sulmin ajror që vrau babanë e tij
16/03 14:55
Top News – Lideri suprem mbahet në jetë nga makina / U gjymtua në sulmin ajror që vrau babanë e tij
16/03 14:49
Top News – Raketa bie mbi makinë, vdes shoferi / Aeroporti i Dubait në flakë, kaos në udhëtime
16/03 14:22
Top News – Luftanijet britanike do fundosen nga Irani / A do t’i nisë Starmer drejt Hormuzit?
16/03 14:20
Top News – E merr Hormuzin me 2500 marinsa / Trump sjell ‘911’ e Amerikës, ‘do çlirojnë’ ngushticën
16/03 14:14
Top News – Ngjitja e Polonisë nga gërmadhë post-Komuniste në një nga 20 ekonomitë e mëdha të botës
16/03 14:13
Top News – Pse Franca po blindon Lindjen e Mesme / Macron po përgatitet për bisedimet e pasluftës
16/03 12:30
Top News – Trump kërcënon NATO-n / ‘E ardhme shumë e zymtë nëse nuk ndihmon në Hormuz’
16/03 12:21
Top Channel/ Bie fertiliteti në Europë, por Shqipëria mes “më të mirëve”!
16/03 12:10
Top News – Fushatë elektorale në sauna / Djersitje dhe politikë ndryshe në Kopenhagen
16/03 12:02
Top News – Kuba e ka radhën pas Iranit / Trump thotë se bisedimet vazhdojnë, veprim më vonë
16/03 11:57
Top Channel/ Trump paralajmëron NATO-n: “Do e keni punën pisk po s`na ndihmuat me Hormuzin”!
16/03 11:18
DIGITALB DIGITALB