Studentët ekselentë kanë afat deri në fund të janarit për të aplikuar për bursa studimi dhe përjashtim nga tarifa. Ministrja e arsimit, Evis Kushi u bëri thirrje studentëve me rezultate të larta të aplikojnë për bursa dhe pritet që lista përfundimtare të përpilohet në përfundim të aplikimeve nga Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë.