Detaje të reja kanë dalë mbi vrasjen e biznesmenit Edmond Papa më 16 dhjetor në zonën e Selitës në Tiranë. Andrew Bode, ekzekutori i biznesmenit Edmond Papa, u pajis me pasaportë të re vetëm 1 ditë përpara se të shpallej në kërkim. Më 29 Dhjetor, 13 ditë pas vrasjes, Bode ka aplikuar për pasaportë në vendin e lindjes së tij, në Berat dhe një ditë më pas e ka tërhequr në mënyrë të përshpejtuar. Marrja e pasaportës ka qenë hera e fundit që 44-vjeçari Andreë Bode ka lënë gjurmë.