Janë hapur aplikimet për programin e kredive të lehtësuara për mjekët, policët dhe ushtarakët e rinj. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama në rrjete sociale, teksa shkruan se e-Albania ofron shërbimin e dedikuar për kreditë e lehtësuara për 300 punonjësit e parë të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura dhe mjekët që do të përfitojnë nga ky program i ri mbështetjeje për familjet e reja të këtyre tre kategorive.