Ministria e Brendshme prezantoi këtë të mërkurë aplikacioni Agjencia Dixhitale, një mekanizëm i ri, që siç thuhet në njoftim u vjen në ndihmë qytetarëve për të denoncuar dhe raportuar shkeljet dhe abuzimet e punonjësve të policisë, gardës dhe zjarrfikëses. Në prezantimin e aplikacionit mori pjesë kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florjan Sulejmani dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha. Aplikacioni është i aksesueshëm në dyqanet online të Apple dhe Google. AMP thotë se ai garanton anonimatin e qytetarëve që raportojnë shkelje të dyshuara nga punonjësit e shtetit.